...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREVllaznia konfirmon mungesën e kapitenit edhe për këtë javë

Vllaznia konfirmon mungesën e kapitenit edhe për këtë javë

Ajo që flitej por nuk ishte e zyrtarizuar, ka marrë edhe konfirmimin e vetë klubit shkodran. Ky i fundit përmes një komunikimi në faqen e tij zyrtare ka bërë të ditur se gjendja e kapitenit Gilman Lika është shumë më e mirë se çfarë ka qenë por gjithsesi do të mungojë edhe këtë javë. Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit Vllaznia:

“Prej dy javësh kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika mungon në ndeshjet e ekipit për shkak të një problemi që ka ndjerë në gjurin e tij të djathtë dhe mjekët i kërkuar një pushim trejavor.

Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për të luajtur që këtë javë ndaj Erzenit megjithatë mjekët i kanë kërkuar të mos luajë as këtë javë.

Për këtë arsye, Lika ka vijuar stërvitjen e diferencuar edhe pasditen e sotme nën mbikëqyrjen e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja.

Gjendja e tij duket e mirë tashmë dhe nga ndeshja e javës tjetër, pritet të jetë në dispozicion të stafit teknik”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.