Ajo që flitej por nuk ishte e zyrtarizuar, ka marrë edhe konfirmimin e vetë klubit shkodran. Ky i fundit përmes një komunikimi në faqen e tij zyrtare ka bërë të ditur se gjendja e kapitenit Gilman Lika është shumë më e mirë se çfarë ka qenë por gjithsesi do të mungojë edhe këtë javë. Ja çfarë shkruhet në faqen e klubit Vllaznia:

“Prej dy javësh kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika mungon në ndeshjet e ekipit për shkak të një problemi që ka ndjerë në gjurin e tij të djathtë dhe mjekët i kërkuar një pushim trejavor.

Vetë lojtari kishte shprehur dëshirën për të luajtur që këtë javë ndaj Erzenit megjithatë mjekët i kanë kërkuar të mos luajë as këtë javë.

Për këtë arsye, Lika ka vijuar stërvitjen e diferencuar edhe pasditen e sotme nën mbikëqyrjen e fizioterapistit Ilirjan Haxhaja.

Gjendja e tij duket e mirë tashmë dhe nga ndeshja e javës tjetër, pritet të jetë në dispozicion të stafit teknik”.