Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim muskulor dhe në ndeshjen e sotme që Roma luan ndaj Udinezes, mbrojtësi i kombëtares nuk është grumbulluar nga trajneri Fonseka.

Në fakt, kjo për Romën është një periudhë shumë e ngarkuar duke qenë se pas katër ditësh zbret sërish në fushë për ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Bragës.

Kumbulla duket se edhe për këtë takim është në dyshim, megjithatë mbetet për t’u parë më mirë në ditët në vijim, pasi 20-vjeçari duke parë edhe mungesën e Smolling mund të bëjë një sforcim për të qenë gati.

Në këtë kompeticion, kujtojmë se Kumbulla ka shënuar edhe një nga dy golat e tij me fanellën e Romës, teksa në fazën e grupeve ndëshkoi Jang Bojs. /VipSport/