HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre kandidatë për postin e trajnerit të Kamzës. Ja emrat e tyre

Tre kandidatë për postin e trajnerit të Kamzës. Ja emrat e tyre

Naim Qarri, presidenti i klubit të Kamzës ka shkarkuar trajnerin, Klodian Duro. Shkaku ishin rezultatet e dobëta.

Në 8 ndeshje në stolin e ekipit, ai kishte vetëm një fitore dhe dy barazime, pra vetëm 5 pikë të mbledhura, në këto javë.

“Nuk mund ta prisja me Duron”- ka deklaruar presidenti Qarri duke shpjeguar kesisoj edhe arsyen e largimit te tij.

Pas shkarkimit të trajnerit elbasanas, janë tre kandidatët për stolin e Kamzës. Artan Mërgjyshi, që mbylli aventurën tek Laçi, para dy javësh, Agim Canaj dhe Gugash Magani.

Të tre janë emra që kanë bërë mirë si trajnera, por pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Qarrit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments