Home KRYESORE VIDEO | Plas mes Nejmarit dhe Kavanit, uruguaiani: Nuk ka miqësore!

VIDEO | Plas mes Nejmarit dhe Kavanit, uruguaiani: Nuk ka miqësore!

0
VIDEO | Plas mes Nejmarit dhe Kavanit, uruguaiani: Nuk ka miqësore!

Edhe pse miqësore, Brazil-Uruguai mbetet gjithmonë një ndeshje e fortë dhe e luftuar. Ekipi i Tites fitoi me një gol të Nejmarit me penallti, por një episod i veçantë ka ndodhur gjatë miqësores së mbrëmshme.

Protagonistët kanë qenë Edinson Kavani dhe Nejmar. Të dy janë shokë skuadre te PSG, por ndryshon situata kur ata veshin bluzën e kombëtares. Lojtarët kanë patur dhe më parë shkëndija mes tyre, si në rastin e përplasjeve për një penallti.

Por edhe sivjet në Champions Nejmar u pa i tërbuar, teksa Kavani në ndeshjen me Napolin i ndërhyri gabimisht brazilianit. Ndërhyrja që uruguaiani i bëri shokut të tij të skuadrës te PSG-ja, është komentuar pas ndeshjes. Kavani shkoi t’i jepte dorën kundërshtarit, të cilin e ndihmonte të çohej dhe më pas u një tërheqje e Nejmar.

Në lidhje me takimin dhe episodin që ndodhi, Kavani është shprehur: “Askujt nuk i pëlqen të humbasë, askush nuk dëshiron të luajë pa nxjerrë kthetrat. Kjo nuk është ndeshje miqësore. Për këtë arsye, disa lojtarë ishin të zemëruar, por kur përfundoi ndeshja të gjithë u qetësuan. Më ka ndodhur edhe mua me Nejmarin”./sdport-ekspres/

https://twitter.com/LFC_LION/status/1063584763955548161?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1063584763955548161&ref_url=http%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-plas-mes-nejmarit-dhe-kavanit-uruguaiani-nuk-ka-miqesore%2F