Shumë tifozë nga Kosova vazhdojnë t’i mbeten besnikë Kombëtares së Shqipërisë. Kuqezinjtë luajnë sot sfidën e fundit në Ligën e Kombeve ndaj Skocisë ne stadiumin “Loro Boriçi” ne oren 20.45.
Kësisoj, tifozë nga Gjakova e Prishtina kanë marrë rrugën drejt mëmëdheut. Kuqezinjtë e Jakovës dhe Plisat kanë udhëtuar në mënyrë të organizuar. Për ta ka vetëm një Kombëtare, ajo e Shqiperise.
Tashme tifozet kosovare jane ndare ne dy pjese. Njera qe ben tifo per ate te Kosoves e cila ne ndeshjet efundit ka patur nje ecuri shume te mire dhe tjetra per ate te Shqiperise qe u dhuroi kenaqesine me te madhe te jetes se tyre, me pjesmarrjen ne Europian dy vjet me pare.
Per ndeshjen e sotme ndaj Skocise u tha se ishin shitur vetem 2 mije bileta por ne fakt numri i tyre tashme e ka kaluar shifren 10 mije dhe deri ne orarin e nisjes se ndeshjes nuk perjashtohet mundesia qe te shiten te gjitha.