...
HomeKRYESOREEkipet e Akademisë Vllaznia dominojnë në kampionatet e Ligës Amatore

Ekipet e Akademisë Vllaznia dominojnë në kampionatet e Ligës Amatore

Ekipet e Akademise Vllaznia duket se do te jene ekipet per t’u mundur edhe ne kete sezon ne kampionatet e Liges Amatore per Zonen e Veriut ku ato marrin pjese. Siç njofton klubi shkodran permes faqes se tij zyrtare, edhe ne ndeshjet e rradhes, tre prej ekipeve te kesaj Akademie kane dale triumfues ndaj kundershtare te tyre. Ja çfare shkruhet ne te:

“Në fundjavën që lamë pas janë luajtur një ndeshje e ndeshjeve të kampionatit të Ligës Amatore për Zonën e Veriut dhe në fushë kanë qenë edhe disa ekipe të Akademisë Vllaznia.

Kështu, Vllaznia U13-A ka luajtur ndaj ekipit Shpresa dhe ka fituar me rezultatin 6-5. Për ekipin kuqeblu golat janë shënuar nga Flavio Fusha, Ermal Sylja (2), Jozef Marashi, Riad Fangaj dhe Alfredo Dukaj.

Nga ana tjetër, ekipi Vllaznia U15-B ka fituar 1-0 me ekipin Shkodra. Autor i golit të fitores në këtë ndeshje ka qenë futbollisti Halili në minutën e 28-të. Trajneri Denis Zmijani ka aktivizuar në këtë ndeshje këta lojtarë: Kiri, Kulli, Rroku, Lumçi, Jahja, Gjondrekaj, Tafili, N.Qokthi, Guri, Kola e Halili. Janë aktivizuar në pjesën e dytë edhe Amuli, Uruçi, Zefi, Palushi e K.Qokthi.

Sakaq, Vllaznia U15-A ka luajtur ndaj Besëlidhjes dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3-0. Për ekipin e drejtuar nga trajnerët Astrit Prençi e Ylad Pirani kanë shënuar Albion Kurbasha 2 gola ndërsa tjetri ka patur për autor Rei Boshtin”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.