Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREInteri katastrofë në statistika, tifozët “shënjestrojnë” Spaletin

Interi katastrofë në statistika, tifozët “shënjestrojnë” Spaletin

nteri po kalon një kohë tepër të vështirë dhe të mos mjaftonte vetëm kjo, në mbrëmjen e djeshme ka ardhur edhe eleminimi nga Liga e Kampionëve pas barazimin 1 me 1 kundër PSV.

Tashmë ekipi zikaltër do të vazhdojë të jetë pjesë e kupave të Europës, por tani do të militojë në Europa Ligë. Në 7 ndeshjet e fundit ekipi i Spaletit ka humbur 3 ndeshje duke barazuar po aq, dhe ka arritur të fitojë vetëm 1 takim.

Duket theksuar se këto sfida janë zhvilluar në harkun kohor të 5 javëve dhe “axhenda” ka qenë e tejmbushur për Spaletin. Ky muaj ka qenë një mankth i vërtetë për Interin, pasi jo vetëm janë eleminuar nga kompeticioni i Championsit, por kanë dalë edhe nga lufta për titullin kampion në Itali.

Tifozët menjëherë kanë drejtuar fajin për të Spaleti për shkakun e ndërrimit të skemave, gjë të cilën e ka pranuar edhe tekniku italian.

Mbetet të shihet si do të reagojë ekipi i tij në ndeshjen kundër Udinezes në kampionat, e cila ka për të qenë një test për Spaletin që duket se do të përcaktojë vazhdimësine e tij në klubin zikaltër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments