Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkodrani Andreas Ndoj vazhdon të shkëlqejë me Akademinë Olimpiakos, por "harrohet" nga...

Shkodrani Andreas Ndoj vazhdon të shkëlqejë me Akademinë Olimpiakos, por “harrohet” nga kombëtarja U17

Tjetër paraqitje e mirë në rradhët e Akademisë së Olimpiakos për futbollistin me origjinë shkodrane Andreas Ndoj. Në ndeshjen e fundit të këtij viti, atë ndaj Panionios, Ndoj ka luajtur për 90 minuta në fushë duke bërë një paraqitje shumë të mirë dhe duke kontribuar në fitoren e rradhës për ekipin e tij.

Duhet thënë se Ndoj është vetëm 15 vjeç dhe mosha e tij është për të luajtur me ekipin U16 por bashkë me dy bashkëmoshatarë të tjerë, janë marrë tek ekipi Olimpiakos U17 sepse spikasin me paraqitjet e tyre.

E çuditshme është që ky futbollist ndonëse vazhdon të luajë rregullisht me ekipin e tij në Greqi, është “harruar” nga drejtuesit e Kombëtares U17 të Shqipërisë.

Ai u pat ftuar një vit më parë në një turne në Itali ku kombëtarja jonë u shpall fituese dhe që atëherë, asnjë ftesë më. Ajo që të bën përshtypje është se edhe për turneun e rradhës që kombëtarja U17 do të zhvillojë në muajin janar në Turqi, Andreas Ndoj sërish është harruar dhe nuk është përfshirë në listën e trajnerit Elvin Beqiri.

Të jetë vërtetë harresë apo ka diçka tjetër në këtë mes? Ai vazhdon në fakt të luajë me shumë sukses dhe të spikasë tek Akademia e Olimpiakosit.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments