Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKeidi Bare debuton si titullar me Malaga, fitore dhe “kërcënim” për Manajn

Keidi Bare debuton si titullar me Malaga, fitore dhe “kërcënim” për Manajn

Keidi Bare ka luajtur sot ndeshjen e tij të parë zyrtare si titullar me fanellën e Malagas dhe ka rezultuar me fat për skuadrën e tij e cila mundi me shifrat 2-0 Real Saragozën, duke iu afruar më shumë kreut të renditjes në La Liga 2.

Mesfushori shqiptar ishte grumbulluar disa herë me skuadrën e tij ku stërvitet me ekipin e parë, por aktivizohet më rregullisht me ekipin e dytë. Por kriza e dëmtimeve dhe pezullimeve në mesfushë bëri që trajneri të hidhte sytë nga ish-kapiteni i përfaqësueses Shpresa i cili nuk ka zhgënjyer në këtë ndeshje të parë si titullar, duke dhuruar një lojë mjaft cilësore në mesfushë.

Bare luajti gjatë 90 minutave ndërsa ekipi i tij siguroi suksesin që e çoi në kuotën e 39 pikëve në kampionat, duke iu bashkuar Albasetes së Rei Manajt që lufton gjithashtu për t’u ngjitur në elitën e futbollit spanjoll. Vetëm 2 vendet e para ngjiten direkt, ndaj pritet që në gjysmën e dytë të këtij sezoni të ketë një luftë të hapur mes skuadrave të dy futbollistëve shqiptarë të cilët janë miq mjaft të ngushtë. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments