Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIgli Tare e solli me bujë te Lacio, mbrojtësi lë Italinë dhe...

Igli Tare e solli me bujë te Lacio, mbrojtësi lë Italinë dhe shkon në Angli

Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, ka bërë bujë me afrimet e tij te Lacio, ku shumë lojtarë “të panjohur” kanë rënë në sy dhe më pas kanë pasur një tjetër vlerë në treg.

Por jo gjithmonë gjërat kanë shkuar mirë në këtë drejtim, sepse ka pasur edhe lojtarë që nuk janë ngjitur në nivelin e pritshëm.

Sipas asaj që bën me dije “Sky Sport’, aventura e Xhordan Lukakut te Lacio ka përfunduar. Mbrojtësi i krahut të majtë do të largohet nga Seria A dhe do të transferohet te Njukasëlli.

Klubi anglez ka pranuar ta marrë këtë futbollist me formulën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit. Belgu ka luajtur këtë sezon vetëm tetë ndeshje në kampionat dhe në Kupën e Italisë./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments