HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARETek Vllaznia janë gati për finalen, kuqeblutë duan trofeun

Tek Vllaznia janë gati për finalen, kuqeblutë duan trofeun

Tek Vllaznia jane gati per sfiden finale te kampionatit, ate ndaj Bylisit qe do te luhet diten e enjte ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit.

Vete klubi shkodran permes faqes zyrtare te tij ka bere te ditur se po behen pergatitjet e fundit per kete sfide ne menyre qe ky trofe te fitohet nga ana e kuqebluve. Ja çfare shkruhet ne te:

“Tashmë gjithçka është vendosur: Finalja e kategorisë së parë, ajo në mes Vllaznisë dhe Bylisit, do të luhet ditën e enjte në orën 16.00 në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Padyshim që ekipi kuqeblu ka kohë që e pret këtë finale dhe dëshiron që të fitojë këtë trofe dhe stafi teknik me skuadrën po bën përgatitjet e fundit për ta kurorëzuar me sukses këtë sezon.

Ndërkohë po shikohet mundësia që të rikuperohet edhe ndonjë nga futbollistët që kanë patur probleme me dëmtimet në mënyrë që kontigjenti i futbollistëve për këtë përballje të jetë sa më i plotë. Vllaznia e ka siguruar tashmë ngjitjen në Kategorinë Superiore për sezonin e ardhshëm megjithatë dëshiron të fitojë edhe kupën e vënë nga FSHF për ekipin kampion të kësaj kategorie dhe besojmë se do ia dalim”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments