HomeKRYESORE“Firmosa dhe u pendova”, rrëfehet Toni Kros: Në Mynih i nënvlerësuar…

“Firmosa dhe u pendova”, rrëfehet Toni Kros: Në Mynih i nënvlerësuar…

Mes Toni Kros dhe Bajernit të Mynihut nuk ka një raport dashurie dhe kjo faktohet sa herë ish-mesfushori i kampionëve të Gjermanisë flet për këta të fundit.

Kros zbulon se ai është penduar që ka rinovuar me Bajernin në vitin 2010, pasi u rikthye nga huazimi me Leverkusenin dhe beson se ka qenë me të vërtetë i nënvlerësuar në vitet e para të tij në klub. Gjermani luajti për 18 muaj i huazuar tek “aspirinat” (2008-2010), pasi nuk arrinte të gjente një vend titullari në skuadrën e parë të Bajernit.

Por, ai firmosi rinovimin pas rikthimit në “Allianz Arena” dhe më pas u konfirmua një nga lojtarët më të mirë të skuadrës dhe fitoi edhe Champions-in në vitin 2013. Pas Botërorit, ai vendosi të transferohej te Reali i Madridit, duke zemëruar tifozët bavarezë, pas prezantimit në Spanjë me deklaratën:

“Reali është një hap përpara kampionëve të Gjermanisë”. Dhe në një film që dokumenton karrierën dhe jetën e tij, Kros thotë se ai është nënvlerësuar shpesh në vitet e tij të para në Mynih. “Më thoshin shpesh se sa i shkëlqyer isha dhe sesi po bëja gjithçka në mënyrën e duhur”, tha Kros. “Por ende nuk arrija të luaja. Isha i bindur se meritoja më shumë. Fillimisht, nuk doja që të rikthehesha nga huazimi me Leverkusenin.

Toni Kros dhe Rumenige

Kur firmosa rinovimin, 10 minuta më vonë u pendova. Teksa firmosja kontratën, Karl-Hainc Rumenige komentoi: ‘Uau, tani ke një kontratë të shkëlqyer’. Ishte sikur po më thoshte: ‘Kështu që duhet të luash pak më mirë’”. Filmi dokumentar, i titulluar “Kros”, pritet të transmetohet në Gjermani më 4 korrik dhe pasurohet edhe me dëshmitë dhe opinionet e njerëzve pranë Krosit gjatë karrierës së tij, përfshirë edhe drejtuesit e ishklubit të tij, Bajernit.

Uli Hënes, presidenti i bavarezëve, thotë: “Toni është një lojtar i shkëlqyer. Por, nuk ka asnjë lojtar në botë që mund të bëjë gjithçka i vetëm. Ndonjëherë, klubi duhet të marrë vendime të vështira. Ky vendim (për ta lënë të shkonte te Reali) ishte i vështirë dhe ndoshta i gabuar, pa dyshim”.

kros

Që kur firmosi për Realin, Krosi vijoi të shijonte suksese të tjera. Në këto pesë sezone, 29-vjeçari fitoi tri herë të tjera Champions-in, por edhe titullin kampion në Spanjë (2017). Ai rinovoi në “Bernabeu” në maj, kontratë e cila e zgjati bashkëpunimin me madrilenët deri në qershorin e vitit 2023.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments