Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZidane merr vendim për djalin e tij

Zidane merr vendim për djalin e tij

Luca Zidane do ta kalojë sezonin e ardhshëm në huazim te Racing Santander në Segunda Division. Racing u promovua në ligën e dytë spanjolle sezonin e kaluar dhe do të kërkojnë për promovim të njëpasnjëshëm më La Liga 2019/20.

Si rezultat, Zidane nuk do të udhëtojë me babain e tij dhe pjesën tjetër të skuadrës së Real Madridit në Kanada për ndeshjet para-sezonale.

Eventualiteti i mundshëm i qëndrimit të Keylor Navas te ‘Los Blancos’ bëri që shanset e Luca Zidane për minutazh në ‘Santiago Bernabeu’ të ishin të vogla.

Portieri e dinte këtë dhe e shtyu veten drejt huazimit, duke finalizuar transferimin te Santander.

Në të vërtetë, ishte Zinedine Zidane ai që i rekomandoi qytetin e veriut të Spanjës djalit të tij, pasi kishte kaluar pushimet atje.

Luca Zidane është lojtari më i fundit që largohet nga Reali pas Marcos Llorente, Mateo Kovacic, Raul de Tomas, Sergio Reguilon, Martin Odegaard dhe Theo Hernandez.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments