Java e tretë e Kategorisë Superiore, do të sjellë Klasiken e Futbollit shqiptar, ku Vllaznia do të presë në Shkodër skuadrën e Tiranës. Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz i cili u shpreh se skuadra e tij mund t’ia dalë ndaj Tiranës duke qenë se janë optimistë. Sakaq, ai pranoi se motivimi është i lartë dhe me rikthimin në fushë të Ramadanit, mesfusha merr një forcë më të madhe.
“Për shkak se kam luajtur shumë derbi si trajner dhe futbollist, di se ka një rëndësi të madhe ky derbi i përjetshëm dhe një histori më e madhe e futbollit. Ka rëndësi se si do të përfundojë kjo ndeshje por shoh paralajmërimet në media dhe gazeta. Kjo ndeshje është diçka e mirë për futbollin shqiptar.
Na jep motiv më të madh për t’u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Dua të theksoj se futbollistët e mi do të jenë të gatshëm pasi disa kanë luajtur dhe e kanë përvojën. Vetë situata ku ndodhemi me 4 pikë, na jep të drejtë të jepi optimistë.
Kush nuk do që në fund të gëzohet? Do të ishte e shkëlqyeshme dhe një zinxhir prej 3 ndeshjesh me 7 pikë do të ishte diçka shumë e mirë, start i mirë. Skuadra është gati dhe e motivuar dhe i gëzohem një momenti tjetër sepse së bashku me ne do të jetë edhe Ramadani. Normalisht që është me rëndësi për ne dhe nga momenti i parë do të ketë pjesën e tij në skuadër. Ka kaluar disa muaj me dëmtim dhe tani është shumë mirë. Kjo është mundësi e mirë për ne pasi në mesfushë kemi zgjedhje më të mira.
Mbrojtës? Mendoj se është drejt fundit procedura dhe deri në fund do të jetë pjesë e Vllaznisë”, tha Jonuz. /VipSport/







