HomeKRYESOREBerisha bëhet i padëshiruar në Australi. Nga rekordmen shndërrohet në 'askushi' për...

Berisha bëhet i padëshiruar në Australi. Nga rekordmen shndërrohet në ‘askushi’ për 13 muaj

Ka thyer çdo rekord të mundshëm për gola të shënuar dhe trofe të fituar në futbollin australian, por Besart Berisha, ish-sulmuesi i Shqipërisë dhe Kosovës, e ka të vështirë të gjejë një ekip të ri për të vazhduar karrierën në Australi.

Futbollisti u largua nga Australia 13 muaj më parë, pasi zgjodhi t’i bashkohej Sanfreçe Hiroshima në Japoni. Por atje, ai nuk gjeti hapësirat që dëshironte, duke luajtur vetëm 6 ndeshje si zëvendësues në sezonin e parë dhe asnjë minutë në këtë të fundit, para se të ndërpriste kontratën me japonezët.

Sipas mediave australiane, karakteri i tij impulsiv solli disa përplasje me trajnerin Hiroshi Jofuku, e për këtë arsye ai nuk arriti të gjente hapësira te japonezët, të cilët e paguanin si një prej yjeve të kampionatit.

Pasi ndërpreu kontratën, tashmë 34-vjeçari Berisha u kthye që të luante në Australi, por për çudi, askush nuk duket i interesuar për futbollistin i cili ka shënuar 106 gola në 171 ndeshje në kampionatin e këtij vendi.

Shumë prej klubeve janë në kërkim të një sulmuesi para fillimit të sezonit në tetor dhe Berisha, i cili tashmë ka edhe nënshtetësinë australiane, do të ishte një okazion i mirë. Megjithatë, raportohet se as klubet e nivelit të dytë nuk i kanë bërë ofertë futbollistit, të rezervuar nga fakti që ka shumë muaj pa luajtur.

Nëse ofertat nuk do të vijnë , atëherë pritet që lojtari të kthejë sytë nga ndonjë prej skuadrave të kategorive më të ulëta në Australi, vend ku do të vazhdojë të jetojë e pritet që shumë shpejt të nisë kurset për t’u bërë trajner. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments