Sulmuesi i vetëm i blerë nga Vllaznisë është ganezi me pasaportë italiane Charles Buaku Atsina. Paraqitjet e tij në miqësoret e zhvilluara deri më tani kanë qenë përgjithësisht pozitive dhe për më tepër, ka arritur të shënojë edhe gola. Në katër takimet miqësore ku ai ka luajtur me kuqeblutë, ka arritur të shënojë tre gola. E ka bërë këtë gjë pikërisht në takimet ndaj Kastriotit, Tërbunit dhe ndaj malazezëve të Petnjicës.

Një mesatare e kënaqshme por tashmë të gjithë presin që sulmuesi 28 vjeçar të bëjë të njëjtën gjë edhe në ndeshjet e kampionatit. Nëse do të ndodhte kështu, padyshim që Vllaznia mund të themi se ka bërë zgjedhjen e duhur për sulmin. Në fakt, Atsina është i vetmi dyshim nëse mund të themi kështu, i merkatos së shkodranëve. Kjo pasi katër të tjerët njihen për vlerat e tyre sepse janë lojtarë të spikatur të kampionatit shqiptar,duke filluar nga Hasani, Lika, Orelesi dhe për të përfunduar tek Vucaj. Për të gjitha këto, Charles Atsina është “basti” për t’u fituar i drejtuesve të Vllaznisë në merkaton e kësaj vere.
www.shkodrasport.com