HomeKRYESOREEkipi kryeqytetas humbet mbrojtësin për një kohë të gjatë, ofensivë drejt Hysajt...

Ekipi kryeqytetas humbet mbrojtësin për një kohë të gjatë, ofensivë drejt Hysajt për në janar

Elseid Hysaj ka qenë një nga emrat më të lakuar të merkatos së fundit verore. Dëshira e shkodranit për t’u larguar, bëri që shumë klube si brenda kampionatit italian por edhe jashtë tij të shprehnin interesimin për mbrojtësin.

Megjithatë, në fund asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Hysaj mbeti te Napoli, aty ku nuk konsiderohet më një lojtar titullar nga trajneri Karlo Ançeloti. Megjithatë, së fundmi është shfaqur një skenar i ri për shqiptarin.

Skuadra e Romës ka marrë lajmin se mbrojtësi Davide Zapakosta i huazuar nga Çelsi do të mungojë për gjashtë muaj pasi ka këputur ligamentet.

Kështu, kryeqytetasit kërkojnë një zëvendësues për italianin. Verdhekuqtë ishin pretendentë për shërbimet e Hysajt edhe në verë, megjithatë zgjodhën të transferonin pikërisht Zapakostën në vend të 25-vjeçarit.

Kështu, në muajin janar kur të hapet merkato dimërore, sipas mediave italiane Roma do të bëjë një lëvizje drejt Hysajt, pasi shikohet si alternativa më e mirë në këto kushte./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments