Elseid Hysaj ka qenë një nga emrat më të lakuar të merkatos së fundit verore. Dëshira e shkodranit për t’u larguar, bëri që shumë klube si brenda kampionatit italian por edhe jashtë tij të shprehnin interesimin për mbrojtësin.

Megjithatë, në fund asnjë marrëveshje nuk u arrit dhe Hysaj mbeti te Napoli, aty ku nuk konsiderohet më një lojtar titullar nga trajneri Karlo Ançeloti. Megjithatë, së fundmi është shfaqur një skenar i ri për shqiptarin.

Skuadra e Romës ka marrë lajmin se mbrojtësi Davide Zapakosta i huazuar nga Çelsi do të mungojë për gjashtë muaj pasi ka këputur ligamentet.

Kështu, kryeqytetasit kërkojnë një zëvendësues për italianin. Verdhekuqtë ishin pretendentë për shërbimet e Hysajt edhe në verë, megjithatë zgjodhën të transferonin pikërisht Zapakostën në vend të 25-vjeçarit.

Kështu, në muajin janar kur të hapet merkato dimërore, sipas mediave italiane Roma do të bëjë një lëvizje drejt Hysajt, pasi shikohet si alternativa më e mirë në këto kushte./vipsport/