HomeKRYESOREJuventus me sytë sërish nga Ajaksi, kërkon një tjetër mbrojtës nga klubi...

Juventus me sytë sërish nga Ajaksi, kërkon një tjetër mbrojtës nga klubi hollandez

Mungesat De Sciglio dhe Danilo nga lëndimet kanë ngritur në këmbë drejtuesit e Juventus për të kërkuan një mbrojtës të djathtë. Rikuperimi i lojtarëve është të process por deri në rikthim, mbrojtja e torinezve mbetet me hapsira boshe. Megjithëse Juventus është mësuar të luaj me tre qendërmbrojtës, taktika e Sarrit është ndryshe duke preferuar të luaj me katër të tillë.

Tashmë i preferuari i Juventus është Joel Veltman. Mbrojtësi 27 vjeçar aktivizohet me skuadrën e Ajaksit ku së fundmi i tregoi të gjithëve se futbolli hollandez nuk e ka humbur hijëshinë e Champions League. Megjithatë Veltman ka një kontratë deri në 2021 me Ajaksin, skuadër e cila e ka prodhim të vetin mbrojtësin që ngaekipi i moshave.

Nëse Juventus hidhet në bisedime me Ajaksin, mbrojtësi nuk do t’u kushtojë më pak se 8 milion euro, teksa Ajaks do të përfitojë për një tjetër marrëveshje të mirë.

Ndërkohë një tjetër mbrojtës i ardhur tek Juventusi nga ekip hollandez është dhe De Ligt i cili duket se ka bërë kontratë me stolin. Mbrojtësi nuk është aktivizuar sa duhet megjithëse Juventus e sheh të ardhmen e De Ligt në plane afatgjate./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments