HomeFUTBOLLKastriot TUSHA reagon për himnin Kombëtar: S’e kuptova pse s’isha në stadium...

Kastriot TUSHA reagon për himnin Kombëtar: S’e kuptova pse s’isha në stadium ndaj Francës

Prej vitesh ka qenë në fushë duke kënduar himnin Kombëtar, ndërsa në sfidën inauguruese të Shqipërisë kundër Francës, tenori Kastriot Tusha s’u ftua të jetë i pranishëm.

Ai ishte mbrëmë prezent në panelin e Procesit Sportiv, ku foli pikërisht për zgjedhjen e bërë nga FSHF-ja. Këtë herë, himni ynë iu besua Juliana Pashës, e për këtë Tusha ka një mesazh.

“Unë e prisja që Gjebrea të më dërgonte një ftesë, pasi e doja unë që ta këndoja himnin shqiptar ndaj Francës. Më parë më ka ftuar gjithmonë miku im, Armand Duka. Por këtë herë si përgjegjës ishte Gjebrea. E kuptoj këtë modernizimin e muzikës, por prisja që aty dhe në atë moment të ishte një tenor. Nuk e kuptova vendimin e tij”, është shprehur ai./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments