Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një ndeshje hendbolli në Suedi. Teksa po zhvillohej sfida mes Boden dhe Skares, një zhurmë e frikshme dëgjohet. Të gjithë të pranishmit në pallatin e sportit filluan të vrapojnë në panik nga frika duke iu drejtuar daljes.
Megjithatë, pak çaste më pas kamerat fokusojnë se një makinë ishte përplasur me murin e pallatit të sportit. Madje, duke e tejkaluar atë, mirëpo për fat të mirë makina ngec në vend pa depërtuar në parket.
Një ngjarje e cila mund të sillte një tragjedi të frikshme, në rast se lojtarët do të ishin në krahun ku makina u përplas. Trajneri i Bodens u shpreh se ishte një mrekulli që askush nuk u dëmtua.
Ndërsa, sa i përket shoferit të makinës, edhe ai ia hodhi me disa gërvishtje të lehta, por u arrestua pasi ishte nën ndikimin e alkoolit./VipSport/







