Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShaqiri kthehet në formacion dhe shënon në fitoren 5-2 të Liverpool në...

Shaqiri kthehet në formacion dhe shënon në fitoren 5-2 të Liverpool në derbi

Liverpool fitoi 5-2 derbin ndaj Evertonit, duke ruajtur avantazhin prej 8 pikësh ndaj Leicester të vendit të dytë në renditjen e Premier League.

Jurgen Klopp, duke i habitur të gjithë, vendosi që në këtë ndeshje të linte në stol Salah, Firmino dhe kapitenin Henderson, duke i besuar Xherdan Shaqirit, i cili nuk kishte luajtur asnjë ndeshje si titullar gjatë këtij sezoni për shkak dëmtimi.

Mesfushori nga Gjilani shënoi golin e dytë të ndeshjes, duke ia shpërblyer besimit trajnerit gjerman.

Golat e tjerë për kampionët e Evropës në fuqi u shënuan nga Origi (2), Mane dhe Wijnaldum.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments