Opinion nga Roland LUÇI

 

Vllaznine e rilind Safet Gjici….Vllaznia pritet te rilinde me presidentin Safet Gjici, jane titujt e disa portaleve online sportive dhe entuziazmi i tifozeve shkodrane eshte i dukshem ne bllogjet e rrjetet sociale, bile aq sa nje shenim disi i permbajtur imi diku si koment ndeshi ne kritika, shkak i mjaftueshem qe ta riformuloj… Kuksiani Gjici ka disa vite qe ka investuar ne fushen e futbollit. Ai eshte nje biznesmen dhe si gjithe te tillet e sojit shqiptar qe kane te bejne me futbollin sigurisht qe jo vetem synojne, por dhe tentojne dhe realizojne fitim nga sipermarrja futboll, direkt apo indirekt…se cfare eshte direkti apo indirekti nuk eshte teme per sot se e kishim fjalen gjetke….
Pra Gjici krijoi nga hiçi nje konglomerat mercenar me emrin FK Kukesi, ekip i cili stervitet nja 100 km larg Kukesit dhe ne Kukes kalonte dhe kalon nje perqindje fare minimale gjate nje viti kalendarik, po themi diku nja 30-40 ore ne vit dmth luante atje vetem ndeshjet zyrtare dhe me kaq mbyllej kuksianlleku i FK Kukesit.
Gjithsesi ok, jetojme ne ekonomi tregu dhe kohet kur ekipet e futbollit identifikoheshin me qytetet perkatese dhe bartnin vlerat perkatese kulturoro-sportive te qyteteve te tyre ka perenduar. Kukesi nen presidencen e Gjicit pati dhe suksese, bile me teper se gjithe te ashtuquajturit metropole futbollistike; la ne bisht Shkodren e Vloren, bile dhe Tiranen! Dhe simboli i suksesit sigurisht qe ishte Gjici dhe fale ketij suksesi biznesmeni Gjici shtroi rrugen dhe per nje karriere politike, u be prefekt, tentoi per kryetar te nje bashkie dhe synimet nuk mbyllen ketu. Sigurisht qe eshte ne te drejten e tij! Pra eshte pikerisht karriera politike e tij nje nga ato “fitimet indirekte” nga investimet dhe sukseset ne futboll, sepse pa futbollin as do ta njihte Gjicin kush, as Edi Rama do e bente prefekt, e as do e kishte njeri ne liste per zgjedhjet bashkiake.
Nderkohe Gjici gabon, si pergjegjesi kryesor gabon nderkohe qe ka gabuar dhe perpara ne organizimin e ndeshjeve te ekipit te tij dhe per keto gabime ka paguar dhe gjoba te majme. Bashkfajtoret ne gabim jane stafi i tij administrativ, policia e deri diku FSHF, por qe nuk kane pasoja, gjobat i paguan vetem Gjici.
Por qysh nga ndeshja ndaj Legias eshte e qarte se gabimet ne organizimin e zhvillimit pa probleme te nje ndeshje futbolli (psh dy tifozerite duhej te ishin ekstremisht larg njera – tjetres) do te kene pasoja me teper se thjesht financiare. Pasojat mund te jene te renda per Kukesin, mund ti mbyllin atij ne te ardhmen rrugen e konkurrimit europian qe praktikisht do te thote rrenim sportiv. Dhe kete e parandjen presidenti i Kukesit qe nga shumekush kuksiane konsiderohet hero e sinonim i krahines verilindore e virtyteve te saj burrerore. Dhe flitet se…do te largohet nga Kukesi, do te heqe dore nga krijesa e tij, nga ajo qe i dha fame dhe e beri VIP e politikan. Kaq shpejt nderrohen rolet sapo mungon suksesi.
Po sikur te mos mjaftonte kjo, mediat paralajmerojne jo vetem largimin e Gjicit nga Kukesi, por dhe angazhimin e tij te menjehershem te Vllaznia, lajm qe u prit pothuaj me frenetizem jo vetem nga tifozet e thjeshte, gje qe me la shije te athet. Te athet boll per faktin qe nja kapiten nuk duhet ta braktise i pari anijen e vet, bile nuk duhet ta braktise fare! Dhe ky kapiten porsa merr sinjale qe anija e tij (dhe per fajin e vet) po mbytet, tenton i pari te largohet. E ata qe largohen te paret nga anija qe po mbytet nuk jane kapitenet, por ca qenie te tjera pa simbolike kapiteni….
Dhe ketij “kapiteni” me sa shihet dhe degjojme Shkodra eshte gati ti ofroje (ndoshta dhe pa kushte nga hallet qe e kane kape me futbollin) kapitenerine e Vllaznise. Kapitenit qe la anijen e vet, krijesen e vet qofte dhe artificiale, bashkfshataret e bashkqytetaret e vet, patriotet e vet tashme te zhgenjyer qe te vazhdoje rrugen e tij tashme personale te suksesit nga i cili varet ndoshta dhe karriera e tij politike, i behet hosana ne Shkoder.
Shpresoj te mos jete e vertete!
Te mos jete e vertete se do te braktise Kukesin dhe aq me teper po braktisi Kukesin te marre presidencen e Vllaznise!