Në javën e dhjetë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ekipi tjetër i Shkodrës, ai i Akademisë Ajaks, ka luajtur në Korçë ndeshjen e rradhës. Ndaj Skënderbeut vendas, vajzat e drejtuara nga trajneri Arben Parmeza, kanë fituar me rezultatin e thellë 6-1. Protagonistja kryesore e kësaj fitoreje ka qenë kapitenia e ekipit Marsela Djegsina që ka shënuar tre herë ndërkohë që dy gola kanë patur për autore Tukajn ndërsa një tjetër ka shënuar Shmidra.

Me këtë fitore, ekipi i AAS është ngjitur në kuotën e 12 pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje. Natyrisht një pozicionim jo i denjë për këtë ekip i cili vitet e fundit ka qenë protagonist i kampionatit megjithatë problemet e ndryshme që ai ka kaluar, e kanë bërë që sot të jetë në këtë gjendje.