Tabloidi britanik “The Sun” ka publikuar ditën e sotme vlerën e ekipeve në bazë të lojtarëve që kanë në përbërje.

Ekipi i Mançester Sitit duket se nuk njeh shifra, pasi vlera që kap ekipi aktual shkon në 777 milionë paund. Këtë shifër pritet ta kalojë në verë, pasi është në bisedime me disa futbollistë, me të cilët po mbyll negociatat.

E dyta në listë është PSG, me vlerën 712 milionë. Kjo vlerë është rritur shumë nga afrimi në skuadër i Nejmarit për 192 milionë paund.

Interi ndodhet në vendin e 20 në këtë renditje me vlerën 198 milionë paund, vetëm 6 milionë paund më shumë se Nejmari.

Treshen më të shtrenjtë e mbyll ekipi i Mançester Juanjtid, me vlerën që kap shifrat e 661 milion paundvë, e ndjekur nga Barcelona me 642 milion paund.

Larg në këtë renditje ndodhet Real Madridi, që nuk transferoi asnjë futbollist gjatë janarit.

Vlera e futbollistëve madrilen se bashku kap velrën e 440 milion pafundëve, duke u renditur në vendin e 6.

Në 20 ekipet më të shtrenjta në Europë, bie në sy fakti se 9 ekipe janë nga kampionati anglez, mes të cilave Kristal Palas apo Southempton.

Gjermania përfaqësohet me 2 ekipe, Bajernin e Dortmundin, ndërkohë që Italia ka Juventusin në krye, e ndjekur nga Milani, Roma dhe Interi. /vipsport/