Ada e Velipojes rrezikon seriozisht renien ne Kategorine e Trete. Ne nje kohe qe tashme, Kategoria e Dyte eshte futur ne fazen me te nxehte te saj, teksa pak nga pak skuadrat kane nisur te bejne edhe “kalkulimet” e tyre per arritjen e objektivave, velipojaket duken me shume se kurre te rrezikuar per renien nga Kategoria.

Keshtu, pas 16-javesh kampionat te zhvilluara deri tani, Ada e Velipojes renditet ne vendin e fundit me vetem dy pike. Velipojaket jane shume larg synimeve te fillim sezonit dhe tashme pas 16-javesh rrezikojne seriozisht edhe mbijetesen dhe duket se renia ne Kategorine e Trete eshte e pashmangshme.

Megjithate, pavaresisht pozicionit aktual, tek skuadra me ne krye trajnerin Florian Lala ka optimizem se do ia dalin te mbijetojne. “Malorja” per ta ka nisur, pasi edhe perballjet e ardhshme jane te veshtira, ku “lufta” per tre piket sa vjen dhe shtohet.

Ne fakt, ardhja e trajnerit te ri Florian Lala ne krye te Ades se Velipojes ka sjelle disi optimizem, por kjo nuk mjafton, sepse fundja duhen piket, pasi vetem ato sjellin shprese.

Megjithate, mbetet per t’u pare edhe ne pese ndeshjet e ardhshme se si do te shkoje kampionati ne vazhdim per Aden e Velipojes, nje ekip qe historikisht ka qene nje mundesi e mire e futbollisteve shkodrane per te luajtur.
Maringlen ZHIVANI