“Zbardhen” grupet A dhe B për “Play-Off” dhe “Play-Outt” të Kategorisë së Parë në të dyja grupet. Ajo që bie në sy deri më tani është vetëm Vllaznia që ka 6 pikë nga vendi i dytë Erzeni, praktikisht i duhet që të humbasë dy ndeshje, ndërkohë që gara e fazë së tretë luhet në tetë javë!

Kurse zona për mbijetesë janë të gjitha ekipet në lojë, madje edhe Vora është rifutur në garë. Ndryshe ndodh në Grupin B të Kategorisë së Parë.

Praktikisht janë të gjitha ekipet në lojë për vendin e parë, por duket se Bylisi e Besa do të vijojnë luftën. Ballshiotët me përgjysmimin e pikëve janë 3 pikë larg. Ndërkohë që e hapur duket edhe gara për mbijetesën.

Kat.Parë Grupi A Play-Off

1-Vllaznia 22 pikë

2-Erzeni 16 pikë

3-Besëlidhja 15 pikë

4-Korabi 14 pikë

5-Dinamo 14 pikë

Kat.Parë Grupi A Play-out

6-Veleciku 13 pikë

7-Burreli 12 pikë

8-Shënkolli 10 pikë

9-Iliria 10 pikë

10-Vora 5 pikë