Ada e Velipojës pas dy miqësoreve të fundit atë ndaj Vllaznisë ku humbi 1-0 dhe atë ndaj Veleçikut ku barazoi 1-1 duket se ka arritur të ruaj formën e mirë sportive të lojtarëve. Skuadra duket të ketë një tem p të mirë dhe dkëtë do të kërkojë ta shfaqë edhe në takimet e radhës, teksa më të afërtin ka atë me Himrën në fushën e kësaj të fundit. Pikërisht për këtë ndeshje velipojakët kanë lënë pas tashmë ndeshjet miqësore dhe menjëherë kanë nisur përgatitjet për sfidën e radhës ndaj himariotëve. Duhet edhe një javë deri në ditën e ndeshjes, ndaj stafi teknik ka kohën e plotë për të përgatitur ekipin. Për këtë takim duket se tek velipojakët nuk do të ketë mungesa qoftë sa i takon pezullimeve po ashtu edhe dëmtimeve. Grupi i futbollistëve është i plotë dhe ky është një factor tejet pozitiv për skuadrën bregdetare. Velipojakët kanë shfrytëzuar mësëmiri javën e ndërprerjes së Kampionatit dhe tashmë janë përqendruar sërish tek përballjet që pasojnë sezonin. Ndeshja me Himarën është e rëndësishme dhe atje Ada udhëton me objektivin për të arritur një rezultat pozitiv. Edhe pse nuk do ta ketë shumë të lehtë, velipojakët do të japin maksimumin për të marrë një fitore e për të vijuar me ecurinë e rezultateve pozitive për të tentuar ngjitjen në Kategorinë e Parë.