Klubi shkodran apelon çështjen “Lici” në Lozanë
Vendimi I Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF pak kohë më parë që I dha të drejtë ish-futbollistit të Vllaznisë Suad Lici në pretendimet e tij për marrjen e 31200 dollarëve, nuk është pranuar nga drejtuesit e Bashkisë Shkodër që aktualisht kanë në administrim klubin e futbollit Vllaznia. Shuma e mësipërme ka qenë një detytim që klubi shkodran I ka patur këtij futbollisti për moszbatimin e një kontrate të para 6 viteve dhe institucioni që është krijuar sëfundi nga Federata jonë, që në mbledhjen e tij të parë I ka dhënë të drejtë Licit në pretendimet e tij. Për rrjedhojë, vendimi I kësaj Dhome ka qenë që klubi shkodran I detyrohet atij dhënien e shumës së pretenduar prej 31 mijë e 200 dollarësh. Drejtuesit e klubit nuk kanë qenë aspak dakord me këtë vendim që në atë moment dhe për rrjedhojë kanë vendosur të bëjnë apelimin e kësaj çështje. Meqë në Shqipëri një vendim I tillë nuk ka vend tjetër për t’u apeluar ngaqë nuk ka shkallë më të lartë gjyqësore se Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve, drejtuesit e Vllaznisë kanë vendosur ta apelojnë këtë gjë në Lozanë, pikërisht aty ku ekziston Gjykata Sportive e UEFA-s. bëhet e ditur se administratorin I klubit Kujtim Shaba dhe juristi I tij Anketil Rroji, kanë bërë kërkesën për apelim duke paguar edhe shumën prej 1 mijë eurosh që kërkohet në këtë rast. Pretendimi I Vllaznisë është që vendimi I dalë nga Tirana të bjerë poshtë ngaqë është I padrejtë ngaqë Suad Licit I kanë mbaruar të gjitha afatet për gjetjen e një zgjidhje të çështjes së tij. Ende nuk është shumë e qartë nëse nga Lozana do dalë një vendim pozitiv por krerët e Vllaznisë besojnë tek e drejta e tyre. Për ta, është krejtësisht e papranueshme të paguhen 31 mijë dollarë pas gati 6 vitesh.