Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja në mes Adës dhe Juban Danjës, e cila ka qenë ndeshja më e rëndëishme e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave. Një ndeshje që ka patur brenda edhe tensionin në fushën e ndeshjes teksa drejtues dhe pjestarë të ekipit të Juban Danjës kanë protestuar ndaj gjyqtarit të takimit për njënashmëri sipas tyre në gjykim. Megjithatë në pamje të parë rezultati I barabartë në fund të ndeshjes duket se ka qenë më I drejtë për këtë ndeshje. Të parët kanë kaluar në avantazh vajzat e Juban Danjës ndërsa në minutat e fundit ka qenë skuadra kampione e Adës që ka barazuar rezultatin. Në pjesën e parë të takimit vajzat e Jubanit të drejtuara nga trajnera lojtare Emanuela Jaku kanë arritur jo vetëm të shënojnë por edhe të  mirë admistrojnë këtë pjesë. Anela Vishkulli ka qëenë autorja e atij goli mjaft spektakolar që në minitën e 17-të të takimit, pas asaj gjuajtje perfekte nga rreth 25 metra.  Vajzat nga Jubani kanë qenë më të qarta në veprimet e tyre. Ndërsa në krahun tjetër kampionet e Adës nuk kanë arritur të dalin në lojën e tyre.  Një tabllo e tillë ka qenë edhe në pjesën e dytë të takimit.  Jashari madje ka arritur të godasë edhe shtyllën në një moment. Pavarësisht një epërsie më të madhe të vajzave velipojake kanë qenë përsëri miet nga Jubani me anë të Jasharit kanë tronditur shtyllën e portës të mbrojtur nga Kokiçi. Megjithatë presioni në rritje I ekipit të drejtuar nga çifti Axhani është konkretizuar në minutën 77-të, ku Govori ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje dënimi duke barazuar shifrat e takimit në 1-1. Minutat e mbetura nuk ka vlejtur për një tjetër ndryshim rezultati në të dy krahët . Dy ekipet pretendente për titullin edhe në këtë sezon në fund të këtyre 80-të minutave kanë ndarë vetëm nga një pikë me tyre, por duke treguar se lufta edhe në këtë sezon për titullin e kampionit do të vijojë të jetë në mes këtyre dy skuadrave. 
Ada-Juban Danja  1-1
Ada: Kokiçi ,Franja (Sufaj 75’), Bajrakurtaj, Proto (Shpuza 41’),   Govori, Lazri, Doçi, Berisha,  Baro,Tula, Djegsina (Gruda 49’). Tr. F.Axhani
Juban Danja: Rripaj, Rrahmani, Jashari  (P.Jaku 80’), Rrotani, Vishkulli (Cali 63’), Çapnagaj, Mustafaj ,Veliu, Preçi, Pashollari, E.Jaku. Tr.E.Jaku.
Gjyqtarë: K.Shahini, H. Lisaku, A.Demiraku (Durrës)
Shënues: Vishkulli 17’, Govori 77’
Kartona të verdhë:  Vishkulli , Jashari , Cali 
www.shkodrasport.com