Ada 1-2 Pogradeci

Ada ka humbur në ndeshjen e parë të kupës, atë që ka luajtur në Velipojë ndaj pogradecit me rezultatin 1-2. Velipojakët nuk kanë patur objektiva të mëdha në këtë kompeticion dhe prandaj trajneri Samuel Nikaj ka aktivizuar disa nga lojtarët e stolit në këtë ndeshje. Golin e vetëm për ta e ka shënuar mesfushori Elidor Doçi në pjesën e parë të ndeshjes. Objektivat kryesore të kësaj skuadre janë në kampionat dhe pikërisht tek ndeshja e rradhës me Ilirinë.

Skeda e ndeshjes

Ada: Dervishi, Ferlushkaj, Pellumaj, Isufi(Tota72’), Kola, Osja (Goga46’), Lini, Dalipi, Selmani, Doçi (Lika 55’) Tr. S. Nika

Pogradeci: Petrovski, Kollagjeri, Drazhanin, Çerep, Çajku (Binishi71’),Balla (Jahaj 64’), Larti, Baze, Çela, Tanushi( Çekiqi 46’), Eminhazeri. Tr. Y. Çekiçi.

Shënues: Doçi 37’ / Balla 2’, Baze75’,

Gjyqatrë : R. Pjetrushi, K.Varku, P. Simoni (Lezhë)

Kartona te verdhe: Isufi / Eminhazeri