Kategoria e Dytë do të zhvillojë nesër në orën 14:00, ndeshjet e mbetura të javës së 18-të të saj. Kështu, në Grupin A, Ada do të ketë një përballje të vështirë në shtëpi ndaj Gramshit.

Velipojakët padyshim që, do të kërkojnë fitoren për t’u shkëputur nga vendet e fundit të renditjes, teksa do të jetë fusha e blertë ajo që do të masë forcat e të dy skuadrave.

Ndeshja Ada-Gramshi, do të luhet ditën e nesërme në Velipojë, duke nisur nga ora 14:00.

Maringlen ZHIVANI