Ada e Velipojës do të mbyllë kampionatin e saj ditën e sotme me ndeshjen ndaj Klosit, teksa pritet një fitore për ta përmbyllur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në fakt, futbollistët velipojakë, të gjithë bashkë si ekip bënë të mundur mbijetesën e Adës në Kategorinë e Dytë në grupin e veriut.

Jo vetëm kaq, por duhen falënderuar edhe trajneri Arbër Shytani, si edhe të gjithë dashamirësit dhe miqtë e skuadrës, të cilët bënë të mundur që Ada t’ia dalë për të mbijetuar në Kategorinë e Dytë.

Pas 21 javësh kampionat, Ada e Velipojës ndodhet në vendin e 10 në grupin e veriut, teksa ka grumbulluar 18 pikë, që kanë ardhur nga pesë fitore dhe tre barazime. Kështu që skuadra velipojake, ka bërë një punë të madhe për të luftuar dhe mbijetuar në Kategorinë e Dytë.

Formula është e atillë që skuadra e renditur në vendin e 12 në Kategorinë e Dytë, bie direkt në Kategorinë e Tretë.
Maringlen ZHIVANI