Diten e sotme jane luajtur ndeshjet e javes se trete te kampionatit te kategorise se dyte dhe ne Vore skuadra vendase ka patur si mysafir Aden e Velipojes ndaj te ciles ka fituar me rezultatin e thelle 8-1.

Nje rezultat i palogjikshem ne fakt, por qe tregon realitetin e futbollit te kesaj kategorie. Ekipi i Vores ka investuar shume kete sezon per te ndertuar nje ekip pretendent dhe si rrjedhoje ka marre shume lojtare cilesore ne rradhet e tij dhe njekohesisht e ka nisur heret fazen pergatitore.

E kunderta me Aden e cila u grumbullua vetm pak dite para startit te kampionatit dhe skuadra u kompletua vetem nje dite para ndeshjes se pare. Ne keto rrethana sigurisht qe trajneri Xhahysa nuk kishte se çfare te bente me shume ne fushen e lojes ndaj nje kundershtari te tille si Vora.

Per kete te fundit dy prej golave i ka shenuar sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta, ndersa te tjeret mbajne firmen e Artur Maganit (3) si dhe Karaj, Xhemalaj dhe Xhabafti. Nderkohe, goli i vetem per Aden edhe ai ne fakt nuk u shenua nga futbollistet e saj, por ka qene nje autogol i futbollistit Lala te vendasve.

Pas tre javesh kampionat, Vora ndodhet ne vendin e katert me 6 pike te grumbulluara, nderkohe qe Ada ende nuk e ka marre piken e pare teksa edhe golaverazhin e ka shume negativ, me 3 gola te shenuar dhe plot 14 te pesuar./SHKODRA-SPORT.COM/