Vllaznia e volejbollit te femrave eshte duke bere pergatitjet e fundit per sezonin e ri dhe nderkohe stafi teknik e drejtues ka bere gati edhe listen e federimit te ekipit te pare, por edhe ato U18 dhe U16. Por kjo gje ka shkaktuar edhe nje polemike. Ka qene ish- volejbollisti dhe ish- trajneri i Vllaznise Adrian Mikopula ai qe permes nje statusi te shperndare ne profilin e tij, ka bere te ditur se drejtuesit e shoqates i kane nderprere kontraten te bijes- volejbollistes se talentuar Adma Mikopula.
“Duke ju përshëndetur pa fund të gjithë ndjeksëve të mi në fb dhë më gjerë, sot do të doja të ndaja me ju një veprim aspak të drejtë dhe dashakeqës nga stafi, dhe shoqata e vllaznisë. Kjo vajzë që ju shihni ADMA MIKOPULA, ishte lojtare e vllaznisë për të rritura dhe të reja e paratëreja. Gjithashtu lojtare e kombëtares U 17 dhe pasuese kryesore e vajzave U 19.
Shoqata në fjalë ndërpret kontratën me këtë lojtare për arsye se ka marrë një pasuese tjeter. Paradoksi që unë vërejë është si mundet një vajzë me këto parametra të largohet nga ekipi ku stervitej për një arsye kaq banale.
Megjithatë unë si prind dhe ish specialistë i volejbollit, do shikoj mundësitë e lidhjes së një kontrate të re?!! Kjo është Shkodra, këto janë stafi të cilët drejtojnë volejbollin në Shkoder”- shkruan Adrian Mikopula.
Per te qene korrekt me te dyja palet, “Shkodra Sport” ka kontaktuar edhe me drejtuesit e shoqates se volejbollit Vllaznia te cilet per kete rast jane shprehur: “Nuk eshte e vertete qe kontrata me Adma Mikopula eshte nderprere sepse ajo eshte ne fuqi deri ne dhjetor te ketij viti. I vetmja gje qe duhet sqaruar eshte se kjo volejbolliste thjesht nuk do te jete pjese e ekipit te pare ngaqe aty kemi dy pasuese te tjera.
Adma eshte kapitenia e ekipit U18 dhe nje nga lojtaret me te rendesishme te ketij ekipi teksa e cila do te bazohet loja e gjithe ekipit. Sipas rregullores se re te FSHV-se, nga njeri ekip te tjetri nuk mund te luajne me teper se dy lojtare dhe si rrjedhoje duke qene se pasuese i kemi dy, nuk mund te federojme tre dhe te leme bosh nje pozicion tjeter. Por kjo nuk do te thote se Mikopula nuk vleresohet nga ana jone, perkundrazi eshte nje nga lojtaret me te rendesishme dhe te perspektives per Vllaznine”./SHKODRA-SPORT.COM/