Dita e sotme ka qenë shumë e vështirë për futbollin shkodran. Lojtarët kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjen sepse nuk kanë marrë rrogat që nga muaji janar. Suad Lici, administratori i Vllaznisë vendos të shpjegojë situatën në “Super Sport”. Ai shprehet se është vetëm paga e shkurtit pa dhënë, pasi klubi nuk ka ndërmend të paguajë për dy muajt, kur lojtarët nuk kanë kryer aktivitet.

SITUATA NË KLUB- Lojtarët kanë refuzuar të stërviten, ndërsa ne do të marrim masat tona dhe mund të luajmë me të rinjtë. Ata kanë kontratë deri në fund të qershorit dhe ne kërkuarm zgjatjen e këtyre kontratave.

Kemi paguar muajin janar dhe kemi pa likuiduar mujin shkurt. Ne nuk mund të paguajmë kur lojtarët nuk luajnë. Ne do t’i paguajmë për dy muajit e ardhshëm. Unë nuk paguhem prej pesë muajsh dhe jam i shqetësuar për këtë gjë. I kam bërë të qarta këto gjëra dhe ne kur nuk kemi lekë nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër.

ZGJIDHJA- Kam kërkuar mirëkuptimin nga Bashkia, pasi do të na plaste një ditë siç plasi sot. Nuk është gjë e mirë për klubin dhe t’i vëmë shkelmin tani për financat më duket absurd. I bëj thirrje të zgjidhet kjo situatë pasi është në të mirën e futbollit shkodran. E vërteta është kjo që them unë, pasi kam bërë marrëveshje me përmbarimin sepse i kishim të bllokuara llogaritë.

XHAFERAJ KANDIDAT PËR PRESIDENT- Do të ishte një gjë shumë pozitive, por nuk më takon mua të merrem me këto gjëra. Do të ishte një ndihmesë shumë e madhe e do i jepte fund problemeve të klubit. Po të kishim një sponsor privat nuk do të kishim këto probleme si tani.

NË VEND TË LOJTARËVE- Jemi në një situatë të jashtëzakonshme dhe të gjithë kanë qenë të mbyllura në muajin mars dhe prill. Unë besoj se skuadrat e tjera nuk kanë paguar kaq shumë sa ne deri në muajin janar.

Nuk ka qenë e lehtë për ne kur jemi mbledhur në Federatë, por presidenti Duka mendoi për të mirën sportive që të luanim. Jemi në kohë sakrifice dhe futbollistët duhet ta mendojnë mirë të luajnë edhe pa lekë, pasi është në të mirën e tyre. Unë i mirëkuptoj, por ne do të marrim masat tona. /vipsport/