Agjenti i mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysajt, Mario Xhiufredi, ka folur për të ardhmen e shqiptarit, në “Radio Kiss Kiss”, duke zbuluar planet e së ardhmes dhe ato që kanë ndodhur në të shkuarën.

Hysaj largohet me kosto zero? “De Laurentiis dhe unë kemi një marrëdhënie të mirë, nuk ka pasur asnjëherë probleme. Është në interes të të gjithëve që lojtari të lëvizë në janar, pasi skadon kontrata e tij.

Napoli sezonin e shkuar refuzoi 50 milionë euro nga Çelsi dhe tashmë rrezikon ta humbasë me zero. Nëse Hysaj nuk do të ishte dëmtuar sot ai do të luante. Ndoshta Napoli do të dëshirojë ta mbajë atë deri në qershor dhe t’i japë hapësirë”.

E ardhmja? “Valencia është një mundësi që duhet të përjashtohet tani. Ne marrim në konsideratë gjithçka, jashtë vendit dhe në Itali. Ne folëm këtë verë me Romën, tani është ende herët për ta bërë. Hysaj ka një karton me kosto jo të ulët, kështu që nuk është një operacion një minutësh”.