Kriza financiare e shkaktuar nga ndërprerja e kampionatit për shkak të koronavirusit po pasqyrohet qartë te klubi Vllaznia.
Lojtarët e skuadrës shkodranë ka vendosur unanimisht të bojkotojnë seancën stërvitore me pretendimin se nuk janë paguar që prej muajit janar, ndërsa kapiteni Gilman Lika thekson se lojtarët ndodhen në pozitë të vështirë pasi duhet të shlyejnë qeratë, të paguajnë ushqimin etj.
“Shkodra Sport” ka siguruar videon nga kampi kuqeblu ku lojtarët bënë të ditur qëndrimin për të mos u stërvitur derisa t’u plotësohen kërkesat.
Lojtaret u mendua se do te vazhdojne bojkotin edhe ne ditet e ardhshme derisa te plotesohen kerkesat e tyre.