Pas disa sezonesh tek Burreli, futbollisti koplikas Admir Ujkaj rikthehet te luaje tek Veleçiku. Ai ka disa kohe qe stervitet me kete skuader dhe tashme eshte gati per kampionat.

Futbollisti 26 vjeçar qe luan si mbrojtes i majte, por mund ta beje fare mire edhe rolin e mesfushorit te ketij krahu, kohet e fundit ka kaluar nje demtim qe e ka mbajtur disa kohe larg fushes se blerte.

Por tashme gjerat kane shkuar ashtu si duhet dhe Ujkaj e ka lene pas demtimin duke qene i gatshem dhe ne dispozicion te trajnerit Rustemaj.

Me marrjen e ketij lojtari, Veleçiku eshte forcuar jo pak ne linjen e majte dhe kuptohet qe do te shfrytezoje jo pak pervojen e tij.

Koplikasit kane patur disa largime futbollistesh ne fillim te sezonit por jane munduar t’i rikuperojne ato me marrjen e disa lojtareve te tjere dhe njeri prej tyre eshte edhe Admir Ujkaj.