Në Athinë të Greqisë është duke u zhvilluar një turne i futbollit për mosha ku janë duke marrë pjesë shumë ekipe të këtij vendi por edhe të tjerave. Në këtë turne merr pjesë edhe Panionios në rradhët e të cilit luan edhe futbollisti 13 vjeçar shkodran Renis Stolaj.

Me paraqitjet e tij të shkëlqyera, ai po e udhëheq ekipin e tij drejt finales dhe fitimit të këtij trofeu. Aktualisht Panionios është në gjysmëfinale por konsiderohet pretendent.

Ka mjaftuar një ecuri e tillë e këtij ekipi dhe drejtues të ekipeve të tjera kanë hedhur sytë nga lojtarët e tij dhe kanë pikasur numrin 45 të Panionios Stolaj. Më shumë kanë insistuar drejtuesit e Akademisë së AEK Athinë. Menjëherë kanë kontaktuar me të atin dhe kanë diskutuar në lidhje me të ardhmen e tij.

Kur kanë mësuar se Stolaj 13 vjeçar është pa kontratë me klubin aktual, drejtuesit e AEK janë lumturuar dhe i kanë kërkuar që ditën e hënë Renisi të bashkohej në stërvitje me ta. Vetë trajneri danez i kësaj skuadre ka komunikuar me 13 vjeçarin nga Shqipëria duke i shprehur dëshirën ta ketë në dispozicion.

Në fakt edhe Panathinaikos kohët e fudnit ka shfaqur interes apo dhe nga Olimpiakos, ndërsa në këtë turne ku marrin pjesë edhe sportistë nga Gjermania, Turqia, Anglia, Qipro, Danimarka etj, Renis Stolaj ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme dhe jo më kot tashmë AEK kërkon ta ketë pjesë të tij dhe me shumë siguri shumë shpejt do të firmosë edhe një kontratë me të.
© shkodrasport.com