Mario Mitaj ka hyrë në historinë e AEK si lojtari më i ri i huaj që ka luajtur me fanellën e ekipit të parë. Talenti i Shqipërisë ishte pjesë e ekipit në përballjen derbi kundër PAOK, atje ku u barazua në shifrat 1-1.

Futbollisti kuqezi është aktivizuar që nga minuta e parë, duke bërë një paraqitje të mirë dhe duke tërhequr vëmendjen e mediave greke.

Së fundmi është vetë skuadra e AEK që e ka uruar Mitajn për këtë hap gjigant të hedhur. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shprehet njëkohësisht edhe siguria se janë hapur dyert për karrierën e madhe.

Debutimi profesionist për 17-vjeçarin Mihaj. Urime së bashku me urimet më të ngrohta nga familja verdhezi për një karrierë të madhe dhe të ardhmen e ndritur që është hapur përpara teje”, shkruhet në postimin e AEK. /Sport Ekspres/