Ka përfunduar kupa “Esat Bushati”, e organizuar nga Kompleksi Sportiv Lici dhe Shkodra Sport Event në nderim të ish- futbollistit të Vllaznisë dhe Partizanit. Pas dy javësh plot ndeshje emocionuese, në finale u ndeshën ekipi KF Air Albania- KF Bayern.

Në fundin e ndeshjes fitues i vendit të parë u shpall ekipi i Kf Air Albania, me rezultatin 7-5, ndërsa në vendin e dytë u shpall fitues ekipi i Bayern. Në ceremonine finale u vlerësuan dhe u falënderuan më të mirët, ku u vlerësua Kolegjiumi i Arbitrave Shkodër për gjykimin mjaft korrekt të kësaj kupe, Edit Ymeraj për kontributin si doktor në këtë kupë, Filton Kiri (Kf Air Albania) si portieri më i mirë i kësaj kupe, Admir Mehja (KF Air Albania) si lojtari më i mirë i kësaj kupe.

Kupën fituesve ia ka dorëzuar vetë protagonisti kryesor i këtij aktiviteti Esat Bushati i cili ndonëse në moshën 90 vjeçare vazhdon të jetë gjithnjë i pranishëm në aktivitetet sportive që organizohen në qytetin tonë. Përveç tij, të pranishëm kanë qenë edhe ish- arbitri i njohur Skënder Bilali por edhe Ditmir Bilali, Agron Isufi, Luan Shpuza etj.