HomeKRYESOREAksident tra.gjik, ndahet nga jeta në moshë të re sportisti shqiptar

Aksident tra.gjik, ndahet nga jeta në moshë të re sportisti shqiptar

Boksieri nga Kosova, Ensar Mujota është ndarë tra. gjikisht nga jeta në moshën 15 vjeccare pas një aksidenti fatal. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte, ndërsa ai ishte pjesë e klubit të boksit “Skënder Salihu” në Shtimë. Lajmin për ndarjen nga jeta të djaloshit e ka dhënë Latif Demolli, zyrtar i Federatës së Boksit.

Njoftimi i Demollit:

Federata e Boksit e Kosovës është e tronditur për vdekjen e boksierit të ri Ensar B. Mujota 15 vjeçar. Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të sportistit (boksierit) tonë të zellshëm, Ensar Mujota, andaj më lejoni që në emër te Bordit te FBOXK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të boksit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Mujota, dhe K.B “Skënder Salihu.

Ensari ishte i dashuruar me boksin dhe këtë e dëshmoi që nga fëmijëria, teksa si boksier aktiv u shqua me talentin e tij në K.B “Skënder Salihu” Shtime. Ensari gjithmonë ishte i përkushtuar në sportin e boksit dhe u dallua si sportiste i vërtetë.

Ai u shqua si një djalë shembullor, dhe i afërt me të gjithë ata që e njohën , andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen për humbjen e njeriut më të dashur për ju në moshë kaq të re./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments