Eklent Kaçi, bilardisti i njohur shqiptar, ia ka dalë përsëri të bëjë të dëgjohet himni shqiptar në aktivitetet prestigjioze ndërkombëtare. Ai është shpallur në majin e këtij viti Kampion Europe në aktivitetin që u zhvillua në Trevizo duke bërë të vetën medaljen e artë në garën 8-ball.

Por përtej prestigjit personal, edhe pse vazhdon të përfaqësojë kudo flamurin shqiptar, Kaçi nuk ka marrë asnjë përfitim nga shteti shqiptar. Një situatë të cilën edhe ai vetë e ka shpjeguar me një postim në rrjetet sociale.

“Kampion Europe 8 ball 2019. Ceremonia e mbylljes. Medalje Ari. Kupa. Himni Shqiptar.

Duke përfaqësuar shtetin me shpenzimet e mia, duke i rritur vlerat flamurit më shumë se çdo lloj sporti tjetër në Shqipëri, dhe asnjë faleminderit s’e kam marrë akoma nga shteti”, ishte kritika e Kaçit. /vipsport/