Shkëlqim Muça ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH. Ndër të tjera në panel u diskutua humbja e Skënderbeut kundër Kukësit me rezultatin minimal 1-0.

Sipas ish-trajnerit të njohur në këtë takim ka pasur tolerim nga ana e korçarëve, madje ai shkoi deri aty sa u shpreh se portieri Teqja ia dhuroi topin dy herë vetë verilindorëve.

Muça u shpreh se ky kampionat për Skënderbeun do të ketë ulje-ngritje të mëdha, por shpreson që mos të ketë të tjera tolerime pasi do të prishej gara.

“Unë e parashikoj që Skënderbeu do të ketë ulje dhe ngritje të mëdha. Shpresoj që të mos ketë favorizime të njërës apo tjetër skuadër, pasi mund të prishin garën. Edhe portieri në dy raste e ka pasuar topin vetë”, tha fillimisht ai.

Në momentin që u komentua rasti i 11-metërshit, Muça u shpreh për Aldo Teqjën: “Do të bëjë penallti”, përfundoi ai./newsport/