Tersi i dëmtimeve te Vllaznia vijon me një tjetër mbrojtës, pikërisht Smajlin, i cili në këto 12 javë është përdorur pesë herë si titullar nga Josa. Lojtari i krahut ka dëmtuar meniskun e gjurit në miqësoren e fundit ndaj ekipit malazez dhe menjëherë ka lënë Ulqinin.

Mësohet se stafi mjekësor i ka sugjeruar 20- vjeçarit të kryej një ndërhyrje kirurgjikale, por kjo do të shikohet më saktë pas rezonancës që do të bëjë në vijim, ku do të përcaktohet shkalla e dëmtimit.

Nëse do të ndërhyhet në menisk, atëherë Smajli pritet të qëndrojë të paktën dy muaj larg fushave.Ky dëmtim vjen në momentin më të mirë për mbrojtësin që luan si në të djathtë, ashtu edhe në të majtë.

Smajli shkëlqeu në miqësoret e Kombëtares U-21 ndaj San Marinos dhe Malit të Zi, ku arriti të shënojë edhe një supergol në të parën.
Gjithsesi, halli më i madh për Josën në këtë moment është qendra e mbrojtjes, aty ku ka më pak alternativa.