HomeKRYESORE'Alarm te blutë', Franca shqetësohet para Botërorit prej yjeve të mesfushës

‘Alarm te blutë’, Franca shqetësohet para Botërorit prej yjeve të mesfushës

Didier Deschamps ka besim se do të jenë gati, por në Francë druhen nga mungesa e Paul Pogba dhe N’Golo Kante në Botërorin e Katarit. “L’Equipe” është hapur me titullin “Alarm te blutë”, çka tregon edhe situatën aktuale.

Kur kanë mbetur edhe gati 100 ditë nga nisja e Botërorit, dy mesfushorët janë të dëmtuar dhe për mesfushorin e Juventusit nuk ka një datë të saktë rikuperimi.

Pogba ka shmangur operimin në gju vetëm që të jetë gati për “Katar 2022”. Edhe Kante vijon të jetë i dëmtuar. Shqetësimi lidhet e me formën e lojtarëve.

Pas një periudhe dëmtimi duhet kohë për të kapur maksimumin dhe në një turne që zhvillohet në një periudhë të shkurtër kohe nuk mund të pritet që Pogba e Kante të të kapin formën e tyre.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments