HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEAlbert Mila gol me vlerë trepikëshe në '94 ndaj Adës. "Vllaznia B"...

Albert Mila gol me vlerë trepikëshe në ’94 ndaj Adës. “Vllaznia B” fitore përmes emocionesh

“Vllaznia B” ka mundur me rezultatin 3-2 ekipin e Adës në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Një takim që ka dhuruar shumë emocione, për vetë rastet dhe golat e shumtë që janë shënuar. Ekipi i Adës ka kaluar i pari në avantazh me anë të Frrokut në minutën e 20-të.

Por Vllaznia B ka arritur të barazojë shifrat në minutën e 35-të përmes një 11-metërshi të kthyer në gol nga futbollisti i saj Hoxha. Pjesa e parë kësisoj u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Në fillimin e së dytës ka qenë mbrojtësi Shema që ka kaluar sërish në avantazh kuqeblutë në minutën e 48-të ndërsa Koçeku në minutën e 70-të ka barazuar për Adën.

U duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit por ka qenë sulmuesi Albert Mila ai që në minutën e 94-të ka shënuar golin e tretë dhe njëkohësisht të fitores për “Vllaznia B” që kësisoj triumfon 3-2 në “derbin” me Adën.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments