Fitorja e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet për Juven është pasuar nga deklarata provokuese në konferencën për shtyp.
Vendi i parë në klasifikim është vetëm dy pikë larg ndërsa Alegri, i pyetur për rolin e ndjekësit, nuk “ngopet” me kaq duke përdorur një krahasim jo shumë elegant.
“Nëse kemi një lepur përpara, dikush e ndjek. Le të themi është si loja e rojeve me hajdutët. Këta të fundit ikin, ndërsa rojet ndjekin. Ne duhet të tregohemi në lartësinë e duhur”, tha Maks Alegri.
Prova e radhës për Juventusin është Leçe e Ramadanit. Transferta në Salento sipas teknikut piemontez do të jetë mjaft e vështirë për tu interpretuar. “Luajmë në një fushë të vështirë, përballë një ekipi të fortë. Duhet të përgatitemi mirë që të marrim pikët e plota”, tha Alegri.